Reali fiton derbin, i bashkohet Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës

“El Clasico” të dielën në orën 20:00, madrilenët do të kërkojnë të marrin hak për disfatën 5-2 të vitit të kaluar.

08.01.2026. 22:09

Reali fiton derbin, i bashkohet Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës

Real Madrid është finalisti i dytë e Superkupës së Spanjës. Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso triumfoi me rezultatin 2-1 në derbin përballë Atletico Madrid, në një përballje që arriti ta menaxhonte më së miri, pavarësisht nivelit të lart të vështirësisë.

Valverde prej sekondave të para të sfidës dhe Rodrigo në të 55-ën, shënuan golat e suksesit për “Los Blancos”. Atletico-s nuk i mjaftoi rrjeta e Sorloth në minutën e 58-të. Edhe pse krijuan disa mundësi të mira shënimi, “colchoneros” nuk arritën të evitonin disfatën dhe kthehen në shtëpi.

Në finalen e Superkupës, Reali i Madridit do të sfidojë Barcelonën. “El Clasico” për trofeun do të luhet po në Jeddah të Arabisë Saudite, të dielën duke nisur prej orës 20:00. Në këtë duel, madrilenët do të kërkojnë të hakmerren për disfatën 5-2 në finale e vitit të kaluar përballë katalanasve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)