Pas Senegalit, që fitoi minimalisht ndaj Malit, edhe Maroku është kualifikuar në gjysmëfinalet e Kupës së Afrikës. Ata mposhtën Kamerunin me rezultatin 2-0 në ndeshjen e luajtur në Rabat.
Golin e parë për përfaqësuesen marokene e shënoi ylli i Real Madrid, Brahim Diaz, në minutën e 26-të të pjesës së parë. Kjo konfirmoi formën e shkëlqyer të mesfushorit, që bëhet golashënuesi më i mirë i turneut me pesë gola.
Rrjeta e dytë u realizua 16 minuta përpara fundit të lojës së rregullt nga Ismaël Saibari, duke vulosur kualifikimin e Marokut mes katër ekipeve më të mira të turneut. Në gjysmëfinale, që është përcaktuar të zhvillohet të mërkurën, Maroku do të përballet me fituesin e sfidës mes Nigerisë dhe Algjerisë. Ndërkohë, bileta tjetër do të diskutohet ndërmjet Egjiptit dhe Bregut të Fildishtë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Me pankarta dhe thirrje kundër korrupsionit, mbështetës të Lëvizjes “Bashkë” u mblodhën para Kuvendit për të protestuar kundër varfërisë dhe asaj që e quajnë hajdutëri të qeverisë.
Zjarri ka shkatërruar qendrën tregtare “Gul Plaza” në Karaçi, Pakistan, duke shkaktuar 21 viktima dhe mbi 60 persona të zhdukur, ndërsa zjarrfikësit dhe autoritetet vazhdojnë kërkimet dhe nxjerrjen e trupave nga rrënojat.
Në një fshat të vogël në Pelkosenniemi, Finlandë, çifti Tero dhe Tea Aikioniemi kanë gjetur mënyrën për të jetuar pa u shqetësuar për faturat e elektricitetit, ujit apo gazit, edhe në mes të dimrit të ftohtë.
Para Kryeministrisë, Sali Berisha paralajmëroi se protestat e 24 janarit do të tregojnë fuqinë dhe vendosmërinë e qytetarëve, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe skandalin e AKSHI-t, një kërcënim sipas tij jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për SHBA dhe NATO-n.
Roma dhe Fiorentina do t’i luajnë të gjitha ndeshjet e këtij sezoni në transfertë pa praninë e tifozëve të tyre, të cilët u përfshinë në një përleshje të dhunshme fundjavën që lamë pas.
Arsenali dhe Real Madridi shkëlqyen në mbrëmjen e Champions League, me londinezët që mposhtën Interin 3-1 në “San Siro” dhe spanjollët që shkatërruan Monacon 6-1.
Në një mbrëmje të pazakontë futbolli në stadiumin “Air Albania”, ku loja u ndërpre për shkak të problemeve me energjinë elektrike, Vllaznia doli fituese nga përballja direkte me Dinamon, duke triumfuar 2-0.
Futbollisti i Tottenham, Destiny Udogie, u trondit pasi hajdutët thyen xhamin e pasmë të Range Rover-it të tij me vlerë 150,000 paund, pas humbjes 2-1 ndaj West Ham United. Në makinë, gjithçka që kishte mbetur ishte një varëse rrobash dhe një shishe me ujë.
Komente (0)