Tetë ekipet e Kategorisë Superiore kanë kaluar në fazën e ardhshme të Kupës së Shqipërisë, duke mos dhuruar asnjë surprizë në takimet e kësaj të shtune.
Ndeshja më e diskutueshme dhe më e barabartë ishte ajo e zhvilluar në Elbasan Arena mes vendasve dhe Flamurtarit. 90 minutat e kohës së rregullt përfunduan në barazim 1-1, ndërsa në minutat e fundit e shtesës ndodhi drama teksa Flamurtari fitoi një 11-metërsh, por Trashi gaboi, ndërsa verdheblutë mbetën me një lojtar më pak. Megjithatë, edhe pse në inferioritet numerik, Elbasanit gjeti golin e kualifikimit 2 minuta nga fundi me Ibrahimin.
Ndërkohë, Tirana kaloi me vështirësi Skënderbeun, duke fituar 2-1 në shtesë. Vllaznia kaloi minimalisht 1-0 Pogradecin, Bylisi, po në shtesë mundi Laçin, ndërsa Dinamo fitoi 3-0 me Besën, Partizani-Burreli 3-0, Egnatia-Apolonia 1-0 dhe Teuta-Vora 2-0.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)