Barcelona ka triumfuar 3-2 ndaj Real Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës, të zhvilluar në stadiumin King Abdullah Sport City, duke siguruar trofeun pas një ndeshjeje dramatike dhe plot emocione.
Protagonisti kryesor i mbrëmjes ishte Raphinha, i cili realizoi dy gola vendimtarë dhe udhëhoqi katalanasit drejt suksesit, ndërsa skuadra vazhdoi formën e shkëlqyer me fitoren e 10-të radhazi në të gjitha kompeticionet, gjithmonë duke shënuar të paktën dy gola.
Real Madridi e nisi takimin më agresiv, me Vinícius Júnior që rrezikoi seriozisht portën e Joan García-s në minutat e para. Megjithatë, Barcelona gradualisht mori kontrollin përmes lojës së saj të pasimeve dhe krijoi raste të shumta. Pas disa tentativave, Raphinha zhbllokoi rezultatin, duke mposhtur Courtois-in me një goditje të saktë.
Foto: AP/Altaf Qadri
Reali reagoi shpejt dhe barazoi me një aksion individual të shkëlqyer nga Vinícius, por pjesa e parë rezervoi edhe surpriza të tjera. Robert Lewandowski riktheu epërsinë për Barcelonën, ndërsa Gonzalo García barazoi sërish për madrilenët pas një situate të ngatërruar në zonë.
Pjesa e dytë ishte e luftuar dhe me ritëm të lartë, me raste në të dyja portat. Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt barazimit, një gjuajtje e Raphinha-s e devijuar nga mbrojtja e Realit përfundoi në rrjetë, duke vulosur fitoren 3-2 për Barcelonën.
Edhe pse katalanasit mbetën me një lojtar më pak në fund, ata rezistuan deri në fishkëllimën finale, duke fituar Superkupën për herë të parë që nga viti 2011.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar një dëmtim në tendinën e gjurit, duke e detyruar yllin portugez të udhëtojë urgjentisht në Madrid, ku do të trajtohet nga fizioterapisti personal.
Pas zbërthimit të bisedave në “SKY ECC”, operacioni i drejtuar nga SPAK përfshiu 40 efektivë të forcave speciale dhe vëzhgim me dronë nga ajri në zonën e Ujit të Ftohtë.
Mund të bëhet fjalë për shkëlqimin e mbetur nga një shpërthim rrezesh gama që ka kaluar pa u vënë re, janë ndër ngjarjet më ekstreme dhe më të rralla që mund të prodhojë universi.
Mes të ndaluarve edhe ish-gjenerali të shërbimeve sekrete. Krizë ndërmjet Kievit e Budapestit dhe tensione diplomatike, Ukraina akuzon se shtatë qytetarë të saj janë marrë peng.
Vajzat liqenore mposhtën 3-2 rivalet e Tiranës, djemtë bardheblu befasuan rivalët kryeqytetas, që vetëm pak ditë më parë kishin triumfuar në Ligën “Gjergj Kastrioti”.
Ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar një dëmtim në tendinën e gjurit, duke e detyruar yllin portugez të udhëtojë urgjentisht në Madrid, ku do të trajtohet nga fizioterapisti personal.
Leclerc do të niset i katërti ndërsa Hamilton vetëm i shtati pas kualifikueseve të Çmimit të Madh të Australisë në Formula 1. Max Verstappen u eliminua që në sesionin e parë, pasi doli nga pista.
Çekia, Estonia, Finlanda, Letonia, Lituania, Polonia dhe Ukraina kanë vendosur të bojkotojnë ceremoninë në shenjë proteste ndaj një vendimi të debatueshëm të Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar.
Gjatë Botërorit 2022, sulmuesi i “seleçao” Rodrygo ishte protagonist i një momenti që u bë viral në rrjetet sociale: preku gjunjët e Ronaldos dhe tha se po përpiqej t’i “vidhte fuqinë”.
Federata Amerikane e Futbollit ka informuar homologët në Tiranë se për shkak të situatës së krijuar në Lindjen e Mesme, ka vendosur të mos udhëtojë drejt Turqisë, duke çuar në anulimin e ndeshjes me Kombëtaren e Shqipërisë U-21.
Komente (0)