Juventus “shkel” Cremonese-n, rikthehet në zonën Champions

Bardhezinjtë fituan me rezultatin 5-0 në ndeshjen e javës së 20-të të Serie A, vetëm 4 pikë larg Interit kryesues.

13.01.2026. 09:13

Juventus “shkel” Cremonese-n, rikthehet në zonën Champions

Java e 20-të e Serie A italiane u mbyll me goleadën e Juventusit. Bardhezinjtë nuk treguan mëshirë përballë Cremoneses, duke i shkatërruar me rezultatin 5-0 në “Allianz Stadium”.

Ndeshja u vendos në binarët e duhur prej minutave të para të lojës. Në të 12-ën, Bremer zhbllokoi rezultatin me devijimin fatlum me kokë, ndërsa tre minuta pas tij, David dyfishoi shifrat.

Yildiz gaboi penalltinë në të 35-ën, por arriti ta dërgonte në rrjetë topin e rikthyer. Në pjesën e dytë të lojës, shifrat u thelluan me autogolin e Terraçiano në të 48-ën dhe rrjetën e McKennie në minutën e 64-t, që vulosi festën e “Zonjës së Vjetër”.

Skuadra e Spalletti-t ngjitet në kuotën e 39 pikëve dhe arrin Napolin e Romës, teksa distanca nga Interi kryesues tashmë është vetëm 4 pikë. Për sa i takon Cremoneses, ata kanë 22 pikë dhe janë ende në zonën e sigurt të renditjes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)