Gjykata Sportive në Itali ka vendosur të mos e falë Antoni Conten për reagimin e tij të fundit ndaj arbitrave në ndeshjen mes Interit dhe Napolit, ku u ndëshkua edhe më karton të kuq.
Në mbledhjen e sotme, Gjykata vendosi që tekniku i Napolit nuk do të jetë në stol për të drejtuar ekipin e tij, në dy ndeshjet e radhës së Serie A.
Përveç kësaj, tekniku do të duhet të paguajë dhe një gjobë që shkon deri në 15 mijë euro.
Kjo nënkupton se Conte nuk do të jetë në pankinë në ndeshjen me Parmën këtë të mërkurë dhe me Sassuolon ditën e shtunë dhe pritet të kthehet në pankinë në sfidën ndaj Juventusit në 25 janar.
Antonio Conte mori një karton të kuq në ndeshjen përballë Interit, ku protestoi ashpër për 11 metërshin e dhënë në favor të vendasve për një ndërhyrje në kohë vonesë të Rrahmanit ndaj Mkhitaryan.
Edhe pse u përjashtua, ai nuk u dorëzua por shkoi duke protestuar të gjyqtari i katërt duke i thënë “Turp t’ju vijë”. Kujtojmë që Inter-Napoli u mbyll në barazim 2-2.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)