Milani i mallkuar, dëmohet dhe i sapoardhuri në krye të sulmit

Milani do të duhet të gjejë alternativa për sulmin, pasi i sapoafruari me ekipin Niclas Füllkrug ka pësuar një frakturë në gishtin e këmbës që do e mbajë jashtë fushave për 1 muaj.

Burimi: Sportmediaset

13.01.2026. 19:32

Milani i mallkuar, dëmohet dhe i sapoardhuri në krye të sulmit

Milani është bërë sërish me dhimbje koke pas lajmeve më të fundit nga infermieria.

Kuqezinjë duket se janë të pafat me prurjet e reja këtë sezon. Pas dëmtimit të Jasharit të grumbulluar në verë nga Club Brugge, klubi u detyrua të futej në merkato në janar për të marrë një lojtar në krye të sulmit dhe zgjodhi gjermanin Fullkruge.

Por duket se edhe ai i ka lënë në baltë, ndonëse nuk ka luajtur asnjë ndeshje të plotë në Serie A. Sipas të dhënave më të fundit gjermani ka pësuar një frakturë në gishtin e këmbës dhe do të qëndrojë larg fushave të paktën për një muaj.

Tashmë Allegrit do t’i duhet të zgjedhë sërish alternative për repartin ofensivë, i cili përgjatë gjithë sezonit ka nuk ka qenë shumë efektiv.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)