Barcelona ka konfirmuar rikthimin e João Cancelos, duke i dhënë fund spekulimeve të ditëve të fundit. Klubi katalanas njoftoi të martën se ka arritur një marrëveshje me Al Hilal për huazimin e mbrojtësit portugez deri në fund të sezonit.
Cancelo, i cili kishte veshur fanellën blaugrana edhe gjatë sezonit 2023-2024, rikthehet në “Camp Nou” me synimin për të qenë një element kyç në mbrojtje.
Ardhja e tij i jep trajnerit Hans Flick më shumë alternativa në krahun e djathtë, një pozicion ku Jules Koundé ka mbajtur peshën kryesore të ndeshjeve në mungesë të një zëvendësuesi natyral. Përvoja, cilësia teknike dhe aftësia ofensive e Cancelos pritet të sjellin më shumë balancë dhe kreativitet në lojën e Barcelonës.
Me këtë përforcim, klubi katalanas synon të rrisë konkurrencën brenda skuadrës dhe të forcojë ambiciet për pjesën e mbetur të sezonit, si në kampionat ashtu edhe në arenën evropiane.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)