Federata Braziliane e Futbollit ka konfirmuar zyrtarisht bazën e përgatitjes së kombëtares për Kampionatin Botëror 2026, e cila do të vendoset në New Jersey në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kombëtarja braziliane do të akomodohet në The Ridge Hotel në Basking Ridge, ndërsa seancat stërvitore do t’i zhvillojë në qendrën moderne Columbia Park në qytetin Morristown.
Zgjedhja e kësaj zone është bërë për arsye strategjike, pasi ndeshjet e fazës së grupeve do të luhen në New Jersey, Philadelphia dhe në Florida.Ky organizim u mundëson lojtarëve dhe stafit teknik kushte optimale për pushim, rikuperim dhe përgatitje fizike gjatë turneut.
I drejtuar nga trajneri Carlo Ancelotti, Brazili do të përballet në fazën e grupeve me Marokun më 14 qershor, Haitin më 20 qershor dhe Skocinë më 25 qershor, me synimin për të fituar titullin e gjashtë kampion bote në histori.
Qendra stërvitore Columbia Park, e inauguruar në vitin 2024, përdoret zakonisht nga Neë York Red Bulls dhe ofron infrastrukturë të nivelit të lartë. Kompleksi përfshin fusha stërvitore moderne, ambiente të brendshme sportive dhe mjekësore, si dhe zyra për stafin teknik dhe drejtuesit e ekipit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)