Vetëm dy javë në Milano. Një ëndërr e realizuar për të veshur ngjyrat kuqezi. Por, shumë shpejt gjithçka u kthye në makth për Niclas Füllkrug. Pasi u kthye nga ndeshja me Como-n, ku u aktivizua për afro gjysmë orë, sulmuesi gjerman u përball me një surprizë të pakëndshme.
As koha për të festuar fitoren 3-1 të Milanit, pasi buzëqeshja u ngriu në fytyrë. Hajdutët kishin hyrë në dhomën e hotelit, ku futbollisti ishte akomoduar së bashku me bashkëshorten. Füllkrug konstatoi se kasaforta e dhomës ishte hapur me forcë. Hajdutët kishin marrë bizhuteri dhe ora, vlera e të cilave përllogaritet në 500 mijë euro.
Dhoma e hotelit është kontrolluar nga ekspertët e kriminalistikës, të cilët po kërkojnë gjurmë gishtash dhe prova të tjera që mund të çojnë në identifikimin e autorëve. Paralelisht, hetuesit po analizojnë edhe pamjet e kamerave të sigurisë të hotelit, për të verifikuar hyrje të dyshimta ose lëvizje të pazakonta pranë dhomës së futbollistit.
Niclas Füllkrug u transferua te Milani në formë huazimi nga West Ham sapo u hap merkato e janarit. Deri më tani ai është aktivizuar në katër ndeshje nga trajneri Allegri, ku vetëm në një rast ka qenë titullar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)