Takimi i javës së 20-të të Superiores mes Dinamos dhe Vllaznisë në stadiumin “Air Albania” u ndërpre pas problemeve me energjinë elektrike, ndërsa Vllaznia kaloi në avantazh 1-0 me një penallti të shënuar nga Balaj në minutën e 32-të. Projektorët u fikën pak pasi skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes për pushimin e pjesës së parë, duke detyruar një ndërprerje prej më shumë se 25 minutash.
Më 20:58, energjia elektrike u rikthye dhe ekipet dolën në fushë për nxemje të shkurtër, duke u përgatitur për pjesën e dytë. Problemet u raportuan të jenë për shkak të një defekti në zonën përreth stadiumit.
Në pjesën e parë Vllaznia krijoi raste të pastra, ndërsa Dinamo tentoi disa herë me goditje nga distanca dhe harkime pa gjetur portën.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)