Në një mbrëmje të pazakontë futbolli në stadiumin “Air Albania”, ku loja u ndërpre për shkak të problemeve me energjinë elektrike, Vllaznia doli fituese nga përballja direkte me Dinamon, duke triumfuar 2-0 dhe marrë tre pikë shumë të rëndësishme në garën e Superiores.
Sfida u ndërpre për një kohë të gjatë në pushimin e ndeshjes, pasi projektorët u fikën dhe ekipet qëndruan në dhomat e zhveshjes për më shumë se 25 minuta. Pas rikthimit të dritave, lojtarët dolën në fushë për një nxemje të shkurtër dhe ndeshja rifilloi normalisht.
Në aspektin sportiv, Vllaznia u shfaq më e qartë dhe më kërkuese në të dyja pjesët. Shkodranët kaluan në avantazh në minutën e 32-të me një penallti të realizuar nga Balaj, pas një ndërhyrjeje të gabuar në zonë ndaj Bismarkut. Dinamo u përpoq të reagojë, por vijoi të shfaqë vështirësi në fazën sulmuese.
Në pjesën e dytë, Vllaznia administroi lojën dhe në minutën e 85-të vulosi fitoren me golin e Kallakut, pas një kundërsulmi të shpejtë. Me këtë sukses, shkodranët konfirmojnë formën e mirë dhe forcojnë pozitat në renditjen e kampionatit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)