Përdorën vetëm spraj djegës, grabiten 2,7 mln dollarë në qendër të Tokios
Neutralizuan pesë viktimat pa përdorur asnjë armë, paratë do të transportoheshin me makinë drejt Hong Kongut.
11:44 5 h më parë30.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Arsenali dhe Real Madridi shkëlqyen në mbrëmjen e Champions League, me londinezët që mposhtën Interin 3-1 në “San Siro” dhe spanjollët që shkatërruan Monacon 6-1.
Arsenal dhe Real Madrid dominuan mbrëmjen e së martës në Champions League, duke konfirmuar formën e tyre të shkëlqyer.
Në “San Siro”, Arsenali mundi Interin me rezultatin 3-1, duke regjistruar fitoren e shtatë radhazi në Champions League, seria më e gjatë në historinë e klubit londinez. Protagonist absolut ishte Gabriel Jesus, i cili realizoi dy gola, ndërsa Viktor Gyökeres vulosi suksesin në minutat e fundit.
Me këtë fitore, “Topçinjtë” siguruan përfundimin në dy vendet e para të fazës së ligës dhe zgjeruan serinë e tyre pa humbje në 12 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Interi, ndërkohë, pësoi humbjen e tretë radhazi në Champions League për herë të parë që nga viti 2011, duke vënë në rrezik kualifikimin në tetëshen e parë.
Në Madrid, Reali dhuroi spektakël duke shkatërruar Monacon me rezultatin e thellë 6-1 në “Santiago Bernabéu”. Vinícius Júnior dhe Kylian Mbappé ishin yjet e mbrëmjes, me sulmuesin francez që shënoi dy gola dhe brazilianin që kontribuoi me gola dhe asistime vendimtare.
Golat e tjerë u realizuan nga Franco Mastantuono, Jude Bellingham, ndërsa një autogol i Thilo Kehrer thelloi edhe më shumë diferencën. Fitorja e ngjit përkohësisht Real Madridin në vendin e dytë të renditjes, ndërsa Monaco mbetet në fund të tabelës.
Djokovic bën mrekullinë në Australian Open, duke përmbysur Jannik Sinner pas një beteje mbi katër orë dhe duke siguruar finalen kundër Carlos Alcaraz.
18:25 1 h më parë30.01.2026.
Autori
Kuqeblutë shmangën përballjen me një kundërshtar të frikshëm si Dinamo Zagreb. Skuadra ku aktivizohet ylli kuqezi, Arbër Hoxha do të luajë ndaj belgëve të Genk.
13:57 3 h më parë30.01.2026.
Autori
Real Madrid gjen në rrugën e tij sërish Benfica-n e Mourinho, Atalanta do të sfidojë Borussia Dortmund.
13:25 3 h më parë30.01.2026.
Autori
Spanjolli siguroi biletën në finale, tenisti gjerman solli në vëmendje akuzat e mëparshme për favorizime ndaj Alcaraz dhe italianit Jannik Sinner.
12:53 4 h më parë30.01.2026.
Autori
Ngjarja e pazakontë e la mesfushorin kuqezi në aeroportin e Milanos, klubi turk e pret në Stamboll për të mbyllur kontratën e huazimit.
09:49 7 h më parë30.01.2026.
Autori
Procesi i përgatitjes për zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit ka hyrë në fazën vendimtare, teksa Komisioni i Verifikimit ka përmbyllur shqyrtimin e kandidaturave dhe delegatëve për Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore.
19:02 22 h më parë29.01.2026.
Autori
Partizani ka arritur marrëveshje me nigerianin David Fadairo për forcimin e sulmit në pjesën e mbetur të sezonit.
18:08 23 h më parë29.01.2026.
Autori
Maldini shqiptar nuk do të jetë më në organikën e Arsenalit. Ekipi londinez e ka transferuar 20 vjeçarin në Ligën e dytë.
16:34 1 ditë më parë29.01.2026.
Autori
Mesfushori i Inter pritet të udhëtojë prej mbrëmjes së sotme drejt Stambollit, për të vulosur huazimin te gjigandët turq.
14:53 1 ditë më parë29.01.2026.
Autori
Komente (0)