E zeza mbi të bardhë, Asllani nis aventurën e re në Turqi

Kristjan Asllani nënshkruan zyrtarisht kontratën me Beshiktash. Mesfushori do të qëndrojë deri në fund të sezonit, por klubi turk ka të drejtën e blerjes së kartonit.

30.01.2026. 21:24

E zeza mbi të bardhë, Asllani nis aventurën e re në Turqi

Kristjan Asllani është zyrtarisht lojtar i Beshiktashit në kampionatin turk të futbollit.

Mesfushori i Kombëtares tashmë ka nënshkruar dhe kontratën e cila do të zgjasë deri në fund të këtij sezoni, pasi lojtari është dhënë në formën e huazimit nga Interi.

Megjithashtë, Beshiktash do të ketë mundësinë për blerjen përfundimtare të kartonit pas përfundimit të kësaj periudhe, sipas kushteve të përcaktuara më herët nga palët.

Beshiktash ka ndarë në rrjetet sociale dhe një foto të futbollistit teksa nënshkruan kontratën ku i uron mirëseardhjen në ekip dhe suksese.

Kristjan Asllani, i cili ka qenë pjesë e Interit që nga vera e vitit 2022 dhe gjysmën e parë të këtij sezoni u huazua te Torino, tashmë do të ketë mundësinë të vazhdojë karrierën e tij në Superligën turke.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)