Momente paniku janë regjistruar në fundin e ndeshjes mes Partizanit dhe Elbasanit.
Në minutën e 85 të takimit futbollisti i të kuqve, Sembene ka rënë pa ndjenja në fushë dhe për këtë arsye ka hyrë ambulanca në fushë.
Mësohet se futbollisti është dërguar në spital, dhe pas verifikimeve u arrit në përfundimin se ai kishte pësuar vetëm një kolaps momental, pa probleme.
Megjithatë, ai do të vijojë të qëndrojë në spital në monitorimin e mjekëve.
Sa për statistikë, ndeshja Partizani-Elbasan u mbyll në barazim 2-2.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)