Debutimi i Kristjan Asllanit me fanellën e Beshiktashit ka sjellë menjëherë pasoja të rënda disiplinore për mesfushorin shqiptar. Kartoni i kuq i marrë në ndeshjen ndaj Koniasporit nuk i kushtoi vetëm mungesën në sfidën e Kupës, por i ka hapur rrugë edhe një ndëshkimi shtesë nga Federata Turke e Futbollit.
Komisioni i Disiplinës ka vendosur ta dënojë Asllanin me pezullim prej dy ndeshjesh në kompeticionet zyrtare, në bazë të Nenit 43 të Rregullores së Disiplinës, për një faull të rëndë ndaj një lojtari kundërshtar në takimin Beshiktash-Koniaspor, i zhvilluar më 31 janar. Vendimi është bërë publik këtë të premte.
Si pasojë e këtij dënimi, mesfushori shqiptar do të mungojë edhe në ndeshjen e radhës në kampionat, duke shtyrë më tej rikthimin e tij në fushë me fanellën e skuadrës nga Stambolli.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)