E papritur në Itali, drejtësia sportive dënon Igli Taren

Drejtori sportiv i Milanit është gjobitur me 10 mijë euro pas incidenteve të ndodhura në përfundim të ndeshjes ndaj Pisa-n.

17.02.2026. 20:17

E papritur në Itali, drejtësia sportive dënon Igli Taren

Igli Tare është gjobitur me 10 mijë euro pas incidenteve të ndodhura në përfundim të ndeshjes ndaj Pisa-s. Vendimi është zyrtarizuar nga Lega Serie A, pas raportit të paraqitur nga Gjyqtari Sportiv për ngjarjet e regjistruara menjëherë pas vërshëllimës finale të sfidës së Serie A.

Sipas njoftimit zyrtar, drejtori sportiv i Milanit ka hyrë në fushën e lojës për të kundërshtuar vendimet e arbitrit, duke përdorur tone të ashpra ndaj tij. Megjithatë, organet disiplinore kanë vendosur që ndëshkimi të mbetet vetëm në nivel financiar, pa aplikuar pezullim për Taren.

Në kampin kuqezi kishte pakënaqësi për kartonin e kuq të akorduar ndaj Adrien Rabiot. Ai episod që ndikoi ndjeshëm në rrjedhën e takimit dhe rriti tensionet në fund të ndeshjes, ku kuqezinjtë fituan 2-1 në trasfertë, duke ruajtur vendin e dytë në kampionatin italian.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)