“Manita” e Galatasaray, Juventus në prag eliminimi nga Champions

Sfida e “play-off” në Stamboll përfundoi me triumfin madhështor 5-2 të skuadrës turke, që realizoi katër herë në fraksionin e dytë të lojës, duke përmbysur rezultatin.

17.02.2026. 20:48

“Manita” e Galatasaray, Juventus në prag eliminimi nga Champions

Duhej të ishte një provë force pas humbjes së pamerituar me Interin dhe një mënyrë për të vijuar me hap të sigurt rrugëtimin në Champions League. Por Juventusi pësoi një humbje historike 5-2 në Stamboll përballë Galatasaray-t.

Edhe pse e mbyllën pjesën e parë në avantazh 2-1, ku me dygolëshin e Koopmeiners bën të pavlefshëm avantazhin e vendasve me Gabriel Sara, bardhezinjtë u shpërfytyruan në pjesën e dytë të lojës. Në vetëm 45 minuta, Galatasaray shënoi katër herë, duke regjistruar një përmbysje madhështore.

Noa Lang me dy gola, Sanchez dhe Boey i dhuruan turqve një fitore historike. Për më tepër me avantazhin 5-2 nga kjo sfidë, Galatasaray vendoset në pozita mjaft komode, sepse praktikisht hipotekuan kualifikimin nga “play-off” në fazën e 1/8 të këtij edicioni në Champions.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)