Humbje pas 24 javësh, Milani i “dorëzon” titullin Interit

Kuqezinjtë u mposhtën 1-0 mes polemikave nga Parma dhe tashmë e shohin veten të shkëputur me 10 pikë nga kryesuesit e Serie A.

22.02.2026. 20:45

Humbje pas 24 javësh, Milani i “dorëzon” titullin Interit

Një surprizë e madhe ndodhi në javën e 26-të të Serie A, ku Parma triumfoi 1-0 në “San Siro” ndaj Milanit. Kjo ishte disfata e parë e kuqezinjve pas 24 ndeshjeve në kampionat, por është një humbje që peshon pasi e çon në 10 pikë diferencën nga Interi.

Verdheblutë ishin të rrezikshëm prej fillimit, kur Pellegrino goditi drejt portës pas vetëm 70 sekondave, por topi shkoi jashtë. Pak më vonë, Milan humbi Loftus-Cheek, i cili u përplas me Corvin dhe u zëvendësua që në minutën e 10-të nga Jashari.

Gjatë pjesës së parë, kuqezinjtë provuan të rrezikonin me Pulisic dhe Jasharin, por nuk arritën të konkretizonin mundësitë e tyre. Vendimtar ishte minuta e 80-të e lojës, kur nga goditje këndi Troilo shënoi me kokë për Parmën. Fillimisht goli u anulua nga arbitri Piçinini, por pas verifikimit me VAR, u konstatua se nuk kishte asnjë faull dhe Parma siguroi fitoren e tretë radhazi.

Me këtë triumf, verdheblutë ngjiten në kuotën e 32 pikëve, duke “blinduar” qëndrimin në Serie A. Ndërkohë, Interi gëzon diferencën e madhe në krye të tabelës, me 10 pikë më tepër se Milani, që humbet edhe trajnerin Allegri, i cili u pezullua.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)