Arsenal i jep leksion futbolli Tottenham, Liverpool fiton në të 97-ën

Fitorja 4-1 në javën e 27-të të Premier League, bëri që ekipi i Mikel Artetës të rikthejë diferencën me 5 pikë ndaj Manchester City.

22.02.2026. 21:02

Arsenal i jep leksion futbolli Tottenham, Liverpool fiton në të 97-ën

Arsenali reagoi fuqishëm pas barazimit zhgënjyes me Wolverhamptonin, duke mposhtur 4-1 Tottenhamin në derbin e Londrës. Sfida e javës së 27-të në Premier League bëri që ekipi i Mikel Artetës të rikthejë diferencën me 5 pikë ndaj Manchester City.

Debutimi i Igor Tudor në stolin e Spurs rezultoi i hidhur. Arsenali dominoi që në fillim dhe gjeti avantazhin në minutën e 32-të me Eze, i cili finalizoi bukur pas një aksioni të Saka. Tottenhami reagoi menjëherë me Kolo Muani, që përfitoi nga gabimi i Rice dhe barazoi në të 34-ën. Ky ishte edhe goli i parë i sulmuesit në kampionatin anglez.

Në pjesën e dytë, Arsenali mori sërish kontrollin e lojës. Gyökeres realizoi për 2-1 në minutën e 47-të me një goditje të fortë nga distanca. Më pas, Eze kompletoi dopietën personale në të 60-ën, ndërsa në shtesë Gyökeres vulosi rezultatin 4-1 me golin e dytë personal. Me këtë fitore, Arsenali ngjitet në kuotën e 61 pikëve dhe mbetet favorit për titullin, ndërsa Tottenhami mbetet në zonën e rënies nga kategoria.

Më parë, Liverpool siguroi tri pikë të arta në transfertë ndaj Nottingham Forest. “Reds” fituan 1-0 me golin e Mac Allister në minutën e 97-të. Në ndeshjet e tjera, Fulham mposhti 3-1 Sunderland, ndërsa Crystal Palace fitoi minimalisht 1-0 ndaj Wolverhampton.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)