Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja dhe ka të bëjë me stolin e Interit për sezonin e ardhshëm. Sipas emisionit të njohur spanjoll “El Chiringuito”, zikaltërit duket se kanë arritur marrëveshjen paraprake me Diego Simeonen.
Sipas këtij raportimi, spekulohet se trajneri aktual i Atletico Madridit ka akord për një parakontratë me Interin. Nëse zërat konfirmohen, ato do të hapin skenarë të rinj për drejtimin teknik të klubit italian prej sezonit të ardhshëm.
Zërat nga Spanja sugjerojnë se në këtë rast Cristian Chivu mund të mos jetë më në krye të pankinës zikaltër, ndërsa emri i Simeones rikthehet fuqishëm në orbitën e klubit milanez. Aty argjentinasi ka luajtur si futbollist në fundin e viteve ’90. Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga palët e përfshira.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)