Burri shan arbitrin dhe VAR-in, gruaja i fut thikën pasi kujton se e ka me të

Një grua është arrestuar në Itali pasi plagosi me thikë bashkëshortin gjatë debateve për ndeshjen Atalanta-Napoli.

Burimi: Sky.it

23.02.2026. 18:07

Burri shan arbitrin dhe VAR-in, gruaja i fut thikën pasi kujton se e ka me të

Një debat i nisur për një penallti të mohuar gjatë ndeshjes Atalanta–Napoli përfundoi në dhunë familjare në Napoli.

Një 35-vjeçare u arrestua nga policia pasi goditi me thikë bashkëshortin e saj 40-vjeçar, duke menduar se sharjet e tij para televizorit ishin drejtuar ndaj saj.

Sipas rindërtimit të ngjarjes nga hetuesit, gruaja fillimisht e kërcënoi burrin duke i kërkuar të largohej nga shtëpia. Pas refuzimit të tij, ajo i hodhi në drejtim një palë gërshërë dhe më pas mori një thikë kuzhine duke e plagosur në brinjë.

Ndërsa i plagosuri telefononte 112 dhe më pas 118, 35-vjeçarja vijoi t’i hidhte mjete prerëse, ku një prej thikave u gjet e ngulur në mur nga patrulla e mbërritur në vendngjarje.

Gruaja u arrestua për “dhunë në familje” dhe “plagosje të rëndë”, si edhe u denoncua për mbajtje të armës së ftohtë, pasi në çantë iu gjetën edhe tre thika. I plagosuri ndodhet i shtruar në Ospedale del Mare dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)