Orges Shehi e ka nisur me një humbje të madhe rikthimin e tij te ekipi i Tiranës.
Kryeqytetasit, të cilët ndodhen në vështirësi në këtë sezon, kanë humbur me rezultatin 3-1 klasiken e futbollit të Shqipërisë përballë Vllaznisë që u luajt në Shkodër.
Bardheblutë kaluan të parët në avantazh me Xhixhën në minutën e 25, por ky gëzim zgjati pak pasi 6 minuta më pas vendasit barazuan me Bismark.
Me nisjen e periodës së dytë, Vllaznia gjen dhe golin e avantazhit që erdhi falë një devijimi të lojtarit mik Johan Cortes. Goli i tretë për vendasit u shënua nga Balaj nga pika e bardhë e 11 metërshit.
Tashmë pas 26 javësh kampionat, Tirana vijon të jetë në zonën e ftohtë të renditjes, teksa Vllaznia kryeson tabelën.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)