Italia humb pjesët para Irlandës së Veriut, sulmuesi nuk ia del

Ndërkohë, stafi teknik i Italisë do të vlerësojë gjatë ditës edhe gjendjen e disa lojtarëve të tjerë si Gianluca Mancini, Alessandro Bastoni dhe Gianluca Scamacca, të cilët kanë shqetësime fizike.

Burimi: Sportmediaset

23.03.2026. 22:00

Italia humb pjesët para Irlandës së Veriut, sulmuesi nuk ia del

Kombëtarja e Italisë ka marrë një goditje të rëndësishme para sfidave të playoff-it për kualifikimin në Botëror, pasi sulmuesi Federico Chiesa është larguar nga grumbullimi për shkak dëmtimi.

Lojtari i Liverpool, i cili ishte rikthyer në listën e Kombëtares pas afro dy vitesh mungesë, u vizitua nga stafi mjekësor në Coverciano. Pas ekzaminimeve, mjekët vendosën se ai nuk është në gjendje të luajë në dy ndeshjet e ardhshme, e para ndaj Irlandës së Veriut, duke e detyruar të largohet nga grumbullimi me dakordësinë e klubit të tij.

Në vend të tij, trajneri Gennaro Gattuso ka thirrur Nicolò Cambiaghi, futbollistin e Bologna, i cili po kalon një formë shumë të mirë. Cambiaghi vjen pas një performance të rëndësishme në Europa League, ku shënoi golin vendimtar kundër Romës.

Ndërkohë, stafi teknik i Italisë do të vlerësojë gjatë ditës edhe gjendjen e disa lojtarëve të tjerë si Gianluca Mancini, Alessandro Bastoni dhe Gianluca Scamacca, të cilët kanë shqetësime fizike.

Mungesa e Chiesas konsiderohet një humbje e madhe për “axurrët”, në një moment kyç të sezonit, ku çdo ndeshje është vendimtare për sigurimin e një vendi në Kupën e Botës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)