“Zgjodha Shqipërinë me zemër”, Bujar Pllana rrëfen pse nuk shkoi tek Kosova
Bujar Pllana do të veshë fanellën e Kombëtares së Shqipërisë dhe për mbrojtësin nga Kosova vendimi për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi është marrë me zemër.
Mbrojtësi 24-vjeçar Bujar Pllana do të veshë fanellën e Kombëtares së Shqipërisë, duke lënë pas përfaqësimin e grupmoshave te Kosova. Futbollisti i Lechia Gdańsk, i grumbulluar nga tekniku Sylvinho për sfidat play off për Kupën e Botës, ka folur nga Polonia për zgjedhjen e tij dhe për ndeshjen që i pret kuqezinjtë në Varshavë.
Pllana theksoi se vendimi për të veshur fanellën kuqezi ishte i diktuar nga ndjenja e tij.
“Nuk kam folur ende me Sylvinho. Kisha kontakte vetëm me federatën pasi ata po më ndiqnin në ndeshjet e mëparshme. Ndoqa zemrën time. Ka qenë ëndrra ime që kur isha fëmijë. Unë jam rritur duke parë ekipin kombëtar të Shqipërisë. Tani jam i lumtur që bëhem pjesë e saj.”
Sa i përket aktivizimit në ndeshjet vendimtare, mbrojtësi mbetet i përqendruar te puna dhe jo te minuta në fushë.
“Gjëja më e rëndësishme është të shkoj në kampin stërvitor dhe të tregoj më të mirën. Më pas të shohim se çfarë do të ndodhë.”
Bujar Pllana realizoi rrjetën e parë në fitoren 2-1 që skuadra e tij regjistroi kundër Pogon Szczecin, do ti bashkohet menjëherë kuqezinjve për sfidën e 26 marsit.
Sylvinho vlerësoi kontributin e Rey Manajt, por pranoi se mungesa e tij ndihet, ndërsa theksoi se ka alternativa në repartin ofensiv. Ai përmendi edhe gjendjen e Dakut, i cili ka qenë jashtë për shkak dëmtimi.
Pllana u shpreh gjithashtu optimist për shanset e Shqipërisë përballë Levandovskit me shokë.
“Në futboll nuk i dihet kurrë çfarë mund të ndodhë. Po e shohim këtë sot në kampionatin polak, i cili është shumë interesant dhe çdokush mund të mposhtë këdo. Në futboll, nuk mund të supozosh që dikush është favorit. Çdo gjë është e mundur. Ne do të bëjmë më të mirën për të shkuar në finale.”
Foto: Instagram/Bujar Pllana
Ai shtoi gjithashtu se të dyja ekipet kanë cilësi dhe lojtarë të nivelit të lartë.
“Ju keni një ekip të mirë dhe lojtarë të mirë, por edhe këtu është e njëjta gjë. Ne kemi lojtarë që luajnë në ligat më të mëdha. Në Shqipëri, të gjithë janë entuziastë rreth kësaj ndeshje, shumë të fokusuar. Ne e kuptojmë sa e rëndësishme është kjo ndeshje. Jemi përmirësuar në vitet e fundit, siç e kemi parë në Kampionatin Europian. Po përmirësohemi me çdo ndeshje që luajmë.”
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Duke folur gjatë një vizite në Australi, shefja e Bashkimit Evropian Ursula von der Leyen theksoi nevojën për paqe të negociuar për t'i dhënë fund luftës me Iranin, duke thënë se ishte "thellësisht e shqetësuar" për konfliktin e vazhdueshëm.
Shtëpia e Bardhë të hënën duket se i zbuti spekulimet rreth negociatave të mundshme SHBA-Iran mbi luftën, pasi Presidenti Donald Trump sugjeroi se të dy palët po bënin përparim "të madh" drejt një marrëveshjeje.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, përmes një postimi në rrjetet sociale ka përkujtuar 24 marsin e 27 viteve më parë kur NATO bombardoi Serbinë, për ti dhënë fund kështu luftës në Kosovë.
Irani nisi breshëri raketash drejt Izraelit gjatë natës deri të martën, sipas autoriteteve izraelite. Në valën e fundit, sirenat ranë në Dimona, një qytet jugor shkretëtiror pranë Qendrës së Kërkimeve Bërthamore Negev.
Sipas deklaratave të fundit të publikuara dhe të raportuara nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA), udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka diçka për të gjithë.
FSHF informon se organizimi i Fan Zone në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, i planifikuar për ditën e enjte, më 26 mars 2026, në kuadër të ndeshjes Play-Off për Kupën e Botës mes Polonisë dhe Shqipërisë, anulohet.
UEFA cakton britanikun Anthony Taylor, 47-vjeçari ka një karrierë të pasur duke gjykuar ndeshje të nivelit të lartë në Premier League, Champions League dhe Europa League.
Ndërkohë, stafi teknik i Italisë do të vlerësojë gjatë ditës edhe gjendjen e disa lojtarëve të tjerë si Gianluca Mancini, Alessandro Bastoni dhe Gianluca Scamacca, të cilët kanë shqetësime fizike.
Komente (0)