Përfaqësuesja e Polonisë ka nisur grumbullimin për ndeshjet e play-off-it të Botërorit, ku të enjte do të përballet me Shqipërinë.
Trajneri Jan Urban zhvilloi seancën e parë stërvitore me disa mungesa dhe me lojtarë që nuk ishin në formë optimale. Mesfushorët Piotr Zielinski dhe Jakub Moder u stërvitën të diferencuar, duke kryer ushtrime në biçikleta, ndërsa portieri Bartłomiej Drągowski zhvilloi vetëm vrapime të lehta. Arsyeja lidhet me ngarkesën fizike, pasi shumë futbollistë kanë luajtur me klubet e tyre të dielën.
Ndërkohë, disa lojtarë të tjerë munguan plotësisht në seancë dhe pritet t’i bashkohen skuadrës gjatë orëve në vijim. Bëhet fjalë për Jan Bednarek, Jakub Kiwior dhe Oskar Pietuszewski, të cilët kanë pasur angazhime të vona me klubet e tyre.
Vëmendja është përqendruar te Pietuszewski, i cili po kalon një sezon shumë të mirë dhe shihet si një nga risitë më premtuese të ekipit polak për përballjen ndaj Shqipërisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)