Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se ka anuluar Fan Zone-n që do të ngrihej për tifozët kuqezi për të ndjekur ndeshjen e futbollit mes Polonisë dhe Shqipërisë.
Sipas FSHF, kjo zonën e dedikuar për tifozët, që ishte parashikuar të ngrihej në Shtëpinë e Futbollit, nuk do të realizohet për shkak të kushteve atmosferike të pafavorshme që priten në Tiranë.
FSHF bën me dije se masa është marrë me qëllim sigurimin e mirëqenies dhe sigurisë së tifozëve dhe të gjithë pjesëmarrësve.
Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë luhet të enjten më orën 20:45 dhe është e vlefshme për një vend në finalen e play-off që të çon në karriget e fundit të mbetura bosh në Botërorin e vitit 2026.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)