Sylvinho nuk e grumbullon, Anis Mehmeti shkëlqen sërish me gol në Angli

Anis Mehmeti nuk ka të ndalur në Angli. Për raundin e 18-të në Championship, sulmuesi i Kombëtares ka shënuar sërish për Bristol City.

29.11.2025. 14:13

Sylvinho nuk e grumbullon, Anis Mehmeti shkëlqen sërish me gol në Angli

Anis Mehmeti po kalon një formë të jashtëzakonshme në Angli. Sulmuesi 24-vjeçar shqiptar ka shënuar përsëri në Championship, këtë herë në ndeshjen e javës së 18-të mes Portsmouth dhe Bristol City. Ishte minuta e 17-të kur një krosim perfekt nga Neto Borges nga e majta u shfrytëzua në mënyrë ideale nga Mehmeti, i cili dërgoi topin në rrjetë me një goditje të saktë me kokë.

Ky ishte goli i gjashtë për të këtë sezon, ndërsa numëron edhe gjashtë asistime, duke konfirmuar një formë të shkëlqyer individuale. Megjithatë, pavarësisht paraqitjeve mbresëlënëse, Mehmeti nuk është grumbulluar nga trajneri Sylvinho që prej vitit 2023.

Sulmuesi është nën kontratë me Bristol City deri në fund të sezonit, ndërsa interesimi për të po rritet. Mes klubeve të interesuara, Leicester City raportohet të jetë një nga skuadrat që po e ndjek me vëmendje.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)