FIFA ka përditësuar renditjen botërore për ekipet përfaqësuese, duke konfirmuar se Shqipëria e mbyll vitin 2025 në vendin e 63-të. Kuqezinjtë nuk kanë lëvizur nga pozicioni i mëparshëm.
Megjithatë, në këtë fundviti, kur është edhe koha e bilanceve, viti që kaloi ka qenë tejet pozitiv për Kombëtaren. Gjatë 2025-ës, kuqezinjtë arritën që për herë të parë në histori, të sigurojnë kualifikimin në fazën “play-off” të Kupës së Botës, duke ëndërruar për një biletë në eventin që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Edhe Kosova mbetet në të njëjtin pozicion në renditjen botërore. Përfaqësuesja dardane është në vendin e 80-të, që përbën pozicionin më të lartë të arritur ndonjëherë në histori, prej anëtarësimit në FIFA.
Sa i përket kreut të klasifikimit botëror, Spanja vazhdon të udhëheqë klasifikimin, e ndjekur nga Argjentina dhe Franca. “Top 5” plotësohet nga Anglia dhe Brazili.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)