E ardhmja e Mario Mitajt në Arabinë Saudite duket se po shkon drejt një kthesë të papritur, me Al Itihad që po përgatitet ta nxjerrë në merkato mbrojtësin shqiptar që në janar.
Sipas raportimeve nga mediat saudite, drejtuesit e klubit kanë vendosur të mos presin merkaton e verës dhe janë të gatshëm ta shesin 22-vjeçarin në muajt e ardhshëm. Vendimi lidhet me planet e Al Itihad për të forcuar krahun e majtë të mbrojtjes, teksa klubi po punon paralelisht për të mbyllur një marrëveshje me Nuno Tavares, i cili pritet të largohet nga Lazio për t’u bashkuar me skuadrën arabe.
Në këtë situatë, Mitaj pritet të largohet përpara përfundimit të sezonit, ndërsa mbetet e paqartë shuma që Al Itihad do të kërkojë për kartonin e tij.
Kontrata e mbrojtësit shqiptar është e vlefshme deri në vitin 2028, çka i jep klubit një pozicion të fortë negociues. Kujtojmë se Al Itihad kishte investuar rreth 5 milionë euro për huazimin dhe më pas blerjen e Mitajt nga Lokomotiva e Moskës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)