Lajme jo të mira vijnë nga Torino për Interin dhe Kombëtaren shqiptare. Aventurës së Kristjan Asllanit me fanellën “granata” mund t’i ketë ardhur fundi më herët se sa pritej. Edhe pse ka udhëtuar me ekipin për ndeshjen ndaj Veronas, grumbullimi i tij për sfidën e radhës nuk është i sigurt.
Mediat italiane njoftojnë se mesfushori shqiptar mund ta përfundojë huazimin te Torino gjashtë muaj para afatit, duke u rikthyer kështu te Interi. Sipas gazetarit Matteo Moretto, klubi torinez po e shqyrton seriozisht mundësinë e ndërprerjes së parakohshme të huazimit të Asllanit.
Edhe pse ka luajtur 15 ndeshje në këtë sezon me Torinon në Serie A, ku në pjesën më të madhe ka qenë titullar, Asllani nuk ka bindur. Verën e kaluar ai u huazua nga Interi për 1,5 milionë euro, me opsion blerje për 11,5 milionë euro. Por, te Torino tani janë penduar dhe duan ta kthejnë mbrapsht lojtarin, duke krijuar shumë pikëpyetje si për të ardhmen e kuqeziut, ashtu edhe për planet e Interit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)