Maldini Kacurri kthehet te Arsenal, “lumë” ofertash nga Anglia

Gjatë kësaj merkato dimri, “topçinjtë” do të shqyrtojnë të gjitha ofertat, ku objektivi duket shitja përfundimtare e kartonit të lojtarit

06.01.2026. 10:38

Maldini Kacurri kthehet te Arsenal, “lumë” ofertash nga Anglia

Talenti shqiptar, Maldini Kacurri u kthye te Arsenali. Mbrojtësi përfundoi huazimin 6-mujor te Morecambe në National League, niveli i pestë i futbollit në Angli.

20-vjeçari që luan në qendër të mbrojtës luajti 18 ndeshje, duke realizuar një gol, teksa dha edhe një asist. Gjatë periudhës së shkurtër me klubin modest, ai koleksionoi edhe disa trofe si Lojtari më i Mirë i Muajit.

Por, edhe pse u kthye te Arsenali, me gjasë Kacurrit do ti duhet të gjejë një ekip të ri. Te kryesuesit e Premier League kanë shfaqur interes shumë klube nga Championship-i anglez, niveli i dytë i futbollit, por mbrojtësi pëlqehet edhe nga disa skuadra të ligave më të ulëta.

Gjatë kësaj merkato të dimrit, “topçinjtë” do të shqyrtojnë të gjitha ofertat, ku objektivi duket shitja përfundimtare e kartonit të lojtarit. Kacurri ka debutuar me Kombëtaren shqiptare më 4 shtator 2025, në miqësoren ku kuqezinjtë fituan 1-0 ndaj Gjibraltarit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)