Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, po përgatitet për një hap të ri në karrierën e tij, duke u transferuar në Kinë. Sipas burimeve pranë lojtarit, Manaj pritet të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me Zhejiang Professional FC, ku do të përfitojë rreth 4 milionë euro.
Ky vendim vjen pas ndeshjes së fundit të Manajt në kampionatin Saudit, ku përballë Al Bataeh tentoi të shpëtonte ekipin e tij nga humbja, por goli i tij që barazoi përkohësisht rezultatin në 1-1 u anullua për pozicion të parregullt.
Pas këtij kapitulli, sulmuesi shqiptar ka vendosur të vazhdojë karrierën në një prej kampionateve më sfidues dhe të zhvilluara në Azi.
Zyrtarizimi i transferimit pritet të bëhet publik shumë shpejt, duke shënuar një moment të rëndësishëm për Manajn dhe duke i hapur mundësi për t’u konsoliduar në një skuadër me ambicie të mëdha në Superligën kineze.
Kalimi i tij në Zhejiang Professional FC shikohet edhe si një mundësi për të fituar eksperiencë ndërkombëtare dhe për të rritur reputacionin e futbollit shqiptar në arenën globale.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)