Grushti i kampionit, Jake Paul vendos dy pllaka titani në nofull

I ka kushtuar shumë ndeshja e boksit me kampionin e botës Anthony Joshuar, youtuberit Jake Paul. 28 vjeçari ka vendosur 2 pllaka titani në nofullën e thyer nga grushti i fundit që e rrëzoi në tapet.

21.12.2025. 17:21

Grushti i kampionit, Jake Paul vendos dy pllaka titani në nofull

Youtuberi Jake Paul ka vendosur dy pllaka titaniumi dhe i janë hequr disa dhëmbë pasi Anthony Joshua i theu nofullën në dy vende gjatë ndeshjes së tyre që u zhvillua në Miami.

28-vjeçari ia arriti të qëndronte në këmbë gjashtë raunde me dy herë kampionin e botës në peshat e rënda Joshua, dhe “lufta” u ndal kur Paul dështoi të ngrihej në këmbë pas një grushti shumë të fortë.

YouTuber-i i kthyer në boksier ra dy herë në tapet në raundin e pestë dhe të gjashtë

"Operacioni shkoi mirë, faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen. Duhet të pi vetëm lëngje për shtatë ditë", shkroi Paul në Instagram.

Paul postoi një imazh të radiografisë së tij në rrjetet sociale që tregonte thyerjen e dyfishtë.

Pavarësisht se mungoi në konferencën për shtyp pas ndeshjes për shkak të lëndimit, Paul bëri shaka duke thënë se mund të përballet me ish-kampionin e botës Saul Canelo Alvarez, brenda 10 ditësh.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)