Dy të plagosur në një aksident rrugor në Ersekë
Dy makina janë përfshirë në një aksident pranë Ersekës duke lënë dy persona të plagosur.
18:06 1 ditë më parë13.03.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Thuajse në çdo edicion të Lojërave ka tentativa sabotimi, shkatërrimi të infrastrukturave kritike apo mashtrimi online.
Me afrimin e Olimpiadës Dimërore “Milano-Cortina 2026”, autoritetet italiane kanë vënë në zbatim masa të jashtëzakonshme për sigurinë kibernetike. Mbrojtja digjitale është cilësuar një element kyç për mbarëvajtjen e eventit. Autoritetet kanë marrë masat, për të vënë në funksion një sallë operative 24 orë në 24, e cila do të jetë e dedikuar për menaxhimin e incidenteve dhe sulmeve kibernetike.
Siguria kibernetike është pjesë e një strategjie më të gjerë teknologjike për menaxhimin e ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare. Ajo përfshin forcimin e infrastrukturës së telekomunikacionit, duke nisur nga rrjetet me fibër optike dhe komunikimet celulare, veçanërisht të rrjetit 5G.
Gjithashtu do të instalohen sisteme inovative të vëzhgimit nga kamerat e sigurisë dhe do të përdoren dronë për transmetimet e drejtpërdrejta. “Gjatë Olimpiadës edhe hacker-at synojnë medaljen e artë”, shkruanin studiuesit e “Unit 42”, në raportin “Defending the 2026 Milano Cortina Winter Games”. Aty simulohen skenarët e mundshëm të sulmeve.
Raporti rikujtonte se gjatë Lojërave 2018 në PyeongChang u ndërprenë shërbimet “Wi-Fi”, në “Tokio 2020” pati tentativa sabotimi të aktiviteteve paraprake, ndërsa në “Paris 2024” u regjistrua një rritje e ndjeshme e sulmeve “DDoS” si edhe mashtrimeve online me temë olimpike.
“Është e qartë se jo vetëm impiantet sportive, por edhe infrastrukturat, selitë dhe furnitorët lokalë bëhen pjesë e rrezikut së gjerë të sulmeve kibernetike gjatë Olimpiadës”, theksojnë ekspertët. Me mbi 3 miliardë shikues në mbarë botën, rreziku është shumë i lartë veçanërisht për infrastrukturat kritike: shërbimet publike, energjinë, ujin, transportin publik dhe hekurudhor, si dhe sistemet e pagesave digjitale, biletarinë dhe faqet zyrtare të eventit.
Sipas studiuesve, inteligjenca artificiale, fatkeqësisht, po ndihmon hacker-at të identifikojnë më shpejt pikat e dobëta dhe rrugët më të lehta të aksesit në sistemet mbrojtëse. Këtu nuk përjashtohen as faktorët gjeopolitikë, ku aktorë të veçantë mund të tentojnë të sulmojnë infrastrukturat digjitale për të përhapur panik dhe dezinformim, duke shfrytëzuar audiencën globale të Lojërave Olimpike.
Një ndeshje me shumë emocione dhe kthesa ka dhuruar përballja mes Vorës dhe Partizanit në kuadër të Kategoria Superiore, ku gjithçka u vendos vetëm në minutat e fundit.
17:20 32 min më parë15.03.2026.
Autori
Manchester United arriti një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Aston Villa në stadiumin Old Trafford, duke forcuar pozitat në zonën e katër skuadrave më të mira të Premier League.
16:56 56 min më parë15.03.2026.
Autori
Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, zuri vendin e tetë në slalomin në Ore të Suedisë. Ajo regjistroi kohën e përgjithshme 1‘45“44.
15:50 2 h më parë15.03.2026.
Autori
Kimi Antonelli hyri në luftën për kampionatin botëror pasi u bë fituesi i dytë më i ri në histori i Formula 1 me fitoren në Çmimin e Madh të Kinës të dielën, ndërsa Lewis Hamilton mori podiumin e parë të karrierës së tij në Ferrari.
10:16 7 h më parë15.03.2026.
Autori
Arsenali ka dalë me 3 pikë të plota në ndeshjen me Everton, në një takim që u zhbllokua vetëm në minutën e 90.
21:18 20 h më parë14.03.2026.
Autori
Elbasani fiton me rezultatin 2-1 në Vlorë ndaj Flamurtarit dhe merr vendin e dytë në Kategorinë Superiore.
20:45 21 h më parë14.03.2026.
Autori
Napoli ka marrë një fitore të vështirë në përballjen e tij në shtëpi me modestët e Lecces.
20:29 21 h më parë14.03.2026.
Autori
Pavarësisht presionit të Leverkusenit, bavarezët arritën ta ruanin barazimin deri në fund të ndeshjes.
17:59 23 h më parë14.03.2026.
Autori
Interi ka lënë dy pikë shumë të rëndësishme në kampionat, duke barazuar 1-1 me Atalantën.
17:42 1 ditë më parë14.03.2026.
Autori
Komente (0)