Atletët rusë dhe bjellorusë do të garojnë me flamurin dhe himnin e tyre kombëtar në Paralimpiadi Milano-Cortina 2026, pas vendimit të marrë nga Komiteti Paralimpik ndërkombëtar.
Rusia ka siguruar gjashtë vende në këtë event; dy në ski alpin, dy në ski cross-countrydhe dy në snoëboard ndërsa Bjellorusia do të ketë katër pjesëmarrës në ski cross-country.
Vendimi i Komitetit Paralimpik daton që nga shtatori 2025, kur u revokua pezullimi i pjesshëm i vendosur në 2023 pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, mbështetur nga Bjellorusia.
Në dhjetor, edhe Gjykata Administrativ i Sportit në Lozanë dha miratimin për pjesëmarrjen e këtyre atletëve në garat e kualifikimit për Paralimpiadën e ardhshme.
Valeriy Sushkevych, president i Komitetit Paralimpik të Ukrainës, e përshkroi vendimin si të tmerrshëm dhe shprehu zemërim për lejen që 6 atletët rusë t’i bashkohen garave nën flamurin e tyre kombëtar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)