"Magjia" që ndodhte në Kinë, si u ndërtua stacioni i trenit për 9 orë
Shpesh dëgjojmë për projekte infrastrukturore që zgjasin me vite të tëra deri në finalizimin e tyre. Krejt e kundërta ndodhte vite më parë në Kinë, aty ku përfundoi rindërtimin dhe lidhjen e një stacioni hekurudhor brenda vetëm nëntë orësh.
Shpesh dëgjojmë për projekte infrastrukturore që zgjasin me vite të tëra deri në finalizimin e tyre. Krejt e kundërta ndodhte vite më parë në Kinë, aty ku përfundoi rindërtimin dhe lidhjen e një stacioni hekurudhor brenda vetëm nëntë orësh, duke dëshmuar edhe një herë fuqinë e organizimit dhe planifikimit në projektet e mëdha infrastrukturore. Operacioni u zhvillua në stacionin Nanlong, në qytetin Longyan, në jug të vendit.
Punimet nisën në orët e pasdites dhe përfunduan para agimit. Në terren u angazhuan rreth 1.500 punëtorë, të mbështetur nga shtatë trena transporti dhe 23 ekskavatorë, të cilët vepruan sipas një plani të detajuar minutë pas minute. Qindra punonjës u koordinuan njëkohësisht, ndërsa e gjithë ndërhyrja u monitorua edhe nga dronë.
Qëllimi i projektit ishte lidhja e linjave hekurudhore Ganlong, Ganruilong dhe Zhanglong me linjën e re Nanlong. Procesi u nda në faza të qarta, një pjesë e ekipeve merreshin me shtrimin dhe betonimin e terrenit, ndërsa të tjerë instalonin sistemet e sinjalizimit, kontrollit dhe monitorimit.
Sipas autoriteteve lokale, kjo metodë e punës bëri të mundur që brenda një nate të realizoheshin procese që zakonisht kërkojnë muaj. Linja e re është pjesë e një rrjeti hekurudhor prej mbi 246 kilometrash dhe është e projektuar për trena që arrijnë shpejtësi deri në 200 km/h, duke shkurtuar ndjeshëm kohën e udhëtimit dhe duke përmirësuar transportin e pasagjerëve dhe mallrave në një zonë strategjike të Kinës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Presidenti ka deklaruar se vetëm ai dhe një numër i vogël njerëzish e dinë gjendjen reale të bisedimeve me Iranin. Ai ka lënë të kuptohet se negociatat mund të jenë duke vazhduar, edhe pse publikisht duket sikur janë bllokuar.
Gjatë prillit bardheblutë kanë arritur dy fitore të rëndësishme ndaj Egnatias dhe Partizanit, si edhe dy barazime përballë Flamurtarit dhe Dinamo City, pa pësuar asnjë humbje.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se ka nisur aplikimet për 10 pozicione pune pranë misionit shqiptar në BE. Duket se e gjithë administrata shqiptare atje do të ndërrohet, duke nisur nga zv. shefi i misionit deri tek sekretarët.
Sot përfundon afati 60-ditor i parashikuar nga ligji amerikan, brenda të cilit presidenti duhet të njoftojë Kongresin për një operacion ushtarak dhe të marrë miratimin e tij për vazhdimin e luftës.
Burime të brendshme citojnë se Rana dhe Hajdini nuk kishin marrëdhënie të drejtpërdrejtë pune dhe se drejtuesja nuk kishte ndikim në pagën apo bonuset e tij, duke ngritur pikëpyetje mbi bazën e pretendimeve.
"Gjetjet paraprake tregojnë se Instagram dhe Facebook "po bëjnë shumë pak për të parandaluar fëmijët nën 13 vjeç të hyjnë në shërbimet e tyre", thotë BE.
Elon Musk bëri një sërë paralajmërimesh dramatike për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale në gjyqin kundër OpenAI që po zhvillohet në Kaliforni, duke thënë se ajo mund të bëhet ose mjeti më i madh i njerëzimit ose kërcënimi i tij më i madh.
Sipas rezultateve të një studimi të botuar në revistën Computer and Information Science, Perandoria Inka mund të ketë shpikur sistemin e parë kompjuterik në historinë e njerëzimit. Ishte "quipu", një pajisje e bërë nga litarë me nyje me drejtime dhe ngjyra të ndryshme.
Një gjyqtar federal ka miratuar kërkesën e Musk për të rrëzuar pretendimet për mashtrim në padinë e tij kundër OpenAI. Urdhri i gjykatës i së premtes e ngushton çështjen ditë para gjyqit në dy akuza të mbetura: pasurim i padrejtë dhe shkelje e besimit.
Shkencëtarët kinezë kanë zhvilluar një teknologji të re që prodhon energji nga qymyri pa e djegur atë, duke hapur rrugën për një alternativë me emetime zero në një nga burimet më të përdorura të energjisë në botë.
Anthropic po heton një pretendim se një grup i vogël njerëzish kanë fituar akses në modelin e saj Claude Mythos - mjetin e sigurisë kibernetike që firma e inteligjencës artificiale thotë se është shumë i fuqishëm për t'u publikuar për publikun.
Apple ka emëruar John Ternus si drejtorin e saj të ri ekzekutiv për të zëvendësuar Tim Cook, i cili po largohet pas 15 vitesh në drejtimin e gjigantit të teknologjisë.
Komente (0)