Golden Gate Park në San Francisko është shndërruar në një spektakël magjik dritash gjatë festave të fundvitit, duke u ngjyrosur nga mbi një milion drita shumëngjyrëshe. Bëhet fjalë për një projekt të quajtur “Lightscape”, i cili po tërheq vizitorë të të gjitha moshave.
Përgjatë një shtegu më të gjatë se një kilometër, vizitorët kanë mundësinë të shëtisin mes instalacioneve mbresëlënëse artistike, përfshirë statuja gjigante dhe zambakë uji, të ndriçuara në mënyrë kreative. Atmosfera festive plotësohet nga ritmet e këngëve tradicionale të Krishtlindjeve, duke e bërë përvojën edhe më të veçantë.
Eventi “Lightscape” ofron një kombinim unik të artit, dritës dhe muzikës, duke e kthyer parkun në një hapësirë magjike për familje, fëmijë dhe turistë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 4 janar, duke u dhënë qytetarëve dhe vizitorëve mundësinë ta shijojnë këtë spektakël festiv gjatë festave.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)