“Do t’i deportojmë”, Departamenti i Shtetit revokon 100 mijë viza, kush preket?

Departamenti Amerikan i Shtetit bën me dije se ka vendosur të revokojë rreth 100 mijë viza, një pjesë e të cilave janë studentore.

12.01.2026. 17:51

“Do t’i deportojmë”, Departamenti i Shtetit revokon 100 mijë viza, kush preket?

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Departamenti Amerikan i Shtetit bën me dije se në një zhvillim të orëve të fundit është vendosur revokimi i më shumë se 100 mijë vizave.

Në postimin në Twitter, DASH njofton se mes vizave të revokuara janë dhe 8000 viza studentore dhe 2500 të specializuar për individë që kanë pasur kontakte me forcat e ligjit të SHBA-së për aktivitet kriminal.

Njoftimi mbyllet me shprehjen se të gjithë këta njerëz do të deportohen.

“Departamenti i Shtetit ka revokuar mbi 100,000 viza, duke përfshirë rreth 8,000 viza studentore dhe 2,500 viza të specializuara për individë që kanë pasur kontakte me forcat e ligjit të SHBA-së për aktivitet kriminal. Ne do të vazhdojmë t'i deportojmë këta banditë për ta mbajtur Amerikën të sigurt”, shkruhet në postim.

Administrata Trump 2, që në ditët e saj të para në drejtimin e vendit, i ka shpallur luftë emigracionit të paligjshëm.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)