Modi viziton Izraelin, test për Indinë në Lindjen e Mesme
Kryeministri indian Narendra Modi ka mbërritur në Izrael për një vizitë dy-ditore, e para e tij që nga fillimi i luftës në Gaza.
13:28 1 ditë më parë25.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Më herët këtë muaj, hetuesit morën informacione të reja në lidhje me rastin dhe arritën të kontaktojnë Smith, e cila tani është 62 vjeç. Zyra e Sherifit të Qarkut Rockingham tha se ajo u gjet në një vend në Karolinën e Veriut.
Një nënë e tre fëmijëve, e cila u zhduk më shumë se dy dekada më parë, është gjetur shëndoshë mire nga hetuesit në Shtetet e Bashkuara. Michele Hundley Smith u zhduk në dhjetor të vitit 2001, pasi doli nga shtëpia e saj në Eden të Karolinës së Veriut, për të bërë pazar për Krishtlindje në Virxhinia. Ajo ishte 38 vjeç kur shkoi për pazar më 9 dhjetor 2001 dhe nuk u kthye më kurrë.
Burri i saj i shqetësuar e raportoi të zhdukur dhe rasti ndezi një hetim të gjerë që zgjati 24 vite, me policinë si në Virxhinia ashtu edhe në Karolinën e Veriut që ende kërkonte në mënyrë aktive, të asistuar edhe nga FBI-ja.
Tre fëmijët e saj, 19, 14 dhe shtatë vjeç në atë kohë vazhduan, së bashku me anëtarë të tjerë të familjes, ta kërkonin atë gjatë gjithë viteve. Më herët këtë muaj, hetuesit morën informacione të reja në lidhje me rastin dhe arritën të kontaktojnë Smith, e cila tani është 62 vjeç.
Zyra e Sherifit të Qarkut Rockingham tha se ajo u gjet në një vend në Karolinën e Veriut. Në një deklaratë të lëshuar më 20 shkurt, autoritetet thanë se ajo ishte "gjallë dhe mirë", por shtuan se, me kërkesën e saj, nuk do të publikoheshin informacione të mëtejshme rreth vendndodhjes.
Lajmi ka shkaktuar emocione të forta në familjen e saj. Kushërira e saj, Barbara Byrd tha se pyetja më e madhe që mbetet është se çfarë ndodhi në dhjetor 2001 dhe çfarë e shtyu të largohej. Megjithatë, ajo theksoi se e respekton dëshirën e Smith për të mos kontaktuar familjen e saj dhe se gjëja më e rëndësishme është që ajo është gjallë.
Vajza e saj, Amanda, shkroi në Facebook për të shprehur emocionet e saj të përziera, duke e përshkruar veten si një person që ndjen gëzim, zemërim dhe trishtim në të njëjtën kohë. Ajo shkroi se nuk e di nëse do të ketë ndonjëherë përsëri një marrëdhënie me nënën e saj.
Në vitin 2020, Amanda foli me NBC-në rreth ndikimit të zhdukjes në jetën e saj. Ajo e përshkroi Krishtlindjen e saj të parë pa nënën si një përvojë që ndryshoi gjithçka, duke theksuar se asgjë nuk kishte qenë e njëjtë që atëherë. Sipas saj, nëna e saj shkonte për pazar në mbrëmje dhe shpesh vizitonte Martinsville. Atë natë, ata prisnin që ajo të kthehej brenda pak orësh, por ajo nuk u kthye kurrë.
Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer trupat e rreth 1000 ushtarëve të rënë në frontin e luftës.
22:33 5 h më parë26.02.2026.
AutoriSistemi i ri i raketave hipersonike 'HAVOC' premton shpejtësi të lartë, fleksibilitet fluturimi dhe aftësinë për të prodhuar në masë me një kosto më të ulët.
22:16 5 h më parë26.02.2026.
Autori
Diplomati i Omanit deklaroi se një përparim i qenësishëm u arrit në bisedimet e radhës mes Iranit dhe SHBA për programin bërthamor.
22:01 5 h më parë26.02.2026.
Autori
Afganistan ka sulmuar mbrëmjen e së enjtes disa baza kufitare të ushtrisë së Pakistanit, në një përshkallëzim të ri të konfliktit mes dy vendeve.
21:19 6 h më parë26.02.2026.
Autori
Zamora Yrala, kreu i Aog Technics Ltd, shiti pjesë motorësh avionësh me vlerë 7 milionë paund duke përdorur dokumente të falsifikuara.
21:06 6 h më parë26.02.2026.
AutoriPër 20 vjet një vrasje në Japoni mbeti e pazbardhur, por burri i viktimës nuk u dorëzua kurrë, duke shkuar deri aty sa pagoi qira për shtëpinë ku ndodhi vrasja, për dy dekada, në mënyrë që gjurmët e lëna nga ekzekutori në vendin e krimit të mos prisheshin.
20:53 6 h më parë26.02.2026.
Autori
Dy alpinistë të tjerë humbën jetën pasi u goditën nga një ortek bore në zonën kufitare mes Italisë dhe Zvicrës.
19:23 8 h më parë26.02.2026.
AutoriLamborghini Revuelto, që zëvendëson Aventador-in në flotën e Policisë së Dubait, vazhdon traditën e modeleve legjendare V12 të markës. Mansory e rriti fuqinë e makinës për Policinë e Dubait edhe më tej përmes programit të njohur “Initiate Program”, duke arritur deri në 1,070 kuaj fuqi.
19:05 8 h më parë26.02.2026.
Autori
Ish-sekretarja amerikane, Hillary Clinton tha në Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve se nuk e njeh Jeffrey Epstein dhe nuk është takuar kurrë me të.
18:40 9 h më parë26.02.2026.
Autori
Komente (0)