Një incident i frikshëm është regjistruar në një park argëtimi në Galveston të Teksasit, ku një karrocë e një “roller coaster-i” ka mbetur e bllokuar në pjesën më të lartë të binarëve vertikalë, duke lënë 8 persona të varur në ajër për disa orë.
Sipas dëshmitarëve, makineria u ndal papritur në majë të strukturës, duke krijuar një situatë paniku për pasagjerët që ndodheshin disa kate mbi tokë. Vizitorët në park kanë parë momentet e para të incidentit, ndërsa stafi ka kërkuar menjëherë ndihmën e shërbimeve emergjente.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë nisur një operacion të vështirë shpëtimi duke përdorur një kamion me shkallë të gjatë për të arritur në lartësinë ku kishin mbetur të bllokuar të rinjë.
Ekipet e shpëtimit i nxorrën një nga një personat e bllokuar, duke i kapur me kujdes dhe duke i vendosur në platformën e kamionit, për t’i zbritur më pas ngadalë drejt tokës përmes strukturës së pjerrët të lojës.
Autoritetet thanë se operacioni u zhvillua me shumë kujdes për të shmangur çdo rrezik.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)