Greta Thunberg arrestohet në Londër gjatë një proteste, lirohet me kusht

Mbështeste grupin Palestine Action, të cilin qeveria e Keir Starmer e ka klasifikuar si organizatë “terroriste”.

23.12.2025. 19:39

Greta Thunberg arrestohet në Londër gjatë një proteste, lirohet me kusht

Aktivistja suedeze Greta Thunberg u arrestua nga policia britanike gjatë një manifestimi në Londër në mbështetje të grupit Palestine Action, por më pas u lirua me kusht. Sipas organizatorëve të protestës, tubimi u mbajt për të shprehur solidaritet me tetë të burgosurit e Palestine Action, të cilët po zhvillojnë një grevë urie prej më shumë se 50 ditësh për të kundërshtuar trajtimin e tyre gjyqësor dhe kushtet e paraburgimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Të burgosurit ndodhen në paraburgim nga disa muaj, pas ndalimit të kontestuar të organizatës nga qeveria e Keir Starmer, e klasifikuar si organizatë “terroriste”. Autoritetet britanike nuk kanë dhënë detaje shtesë për shkaqet e arrestimit të Thunberg, ndërsa ajo është liruar deri në seancën e ardhshme gjyqësore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)