Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Settimo Torinese, në provincën e Torinos, pak para drekës së vigjiljes së Krishtlindjes, ku një 47 vjeçar humbi jetën aksidentalisht në shtëpinë e prindërve të tij ku ishte mbledhur me familjen për festë.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë vaktit ai po konsumonte një fetë panetone dhe një copë e ëmbëlsirës tradicionale iu bllokua në fut, duke i shkaktuar mbytje.
Familjarët njoftuan menjëherë numrin e emergjencës 112 dhe u përpoqën ta ndihmonin, por pavarësisht mbërritjes së shpejtë të ambulancës së shërbimit 118, mjekët nuk mundën të bënin asgjë tjetër veçse të konstatonin vdekjen.
Në vendngjarje ndërhynë karabinierët e Settimo Torinese dhe mjeku ligjor i ASL To4 për kryerjen e procedurave përkatëse. Vdekja është klasifikuar zyrtarisht si mbytje aksidentale.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)