Panik në Itali, përfshihet nga flakët qiellgërvishtësja, qindra të evakuuar

Qindra persona janë evakuuar në orët e para të mëngjesit nga një ndërtesë në Ferrara e cila u përfshi nga flakët për motive ende të paqarta. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Burimi: TgCom

11.01.2026. 10:16

Panik në Itali, përfshihet nga flakët qiellgërvishtësja, qindra të evakuuar

Një natë paniku kanë përjetuar banorët e një pallati shumëkatësh në Ferrara, për shkak të një vatre zjarri që shpërtheu në orët e para të mëngjesit.

Sipas të dhënave nga mediat italiane, ndërhyrja imediate e policisë dhe forcave zjarrfikëse bëri që mbi 200 persona të evakuohen në kohën e duhur, teksa zjarri kishte përfshirë rrokaqiellin në rrugën “Felisatti”.

Disa prej banorëve u dërguan në spital për të marrë ndihmë, pasi u intoksikuan nga tymi. Fatmirësisht askush prej tyre nuk ka pasoja të rënda.

Në vendngjarje shkuan nëntë ekipe nga Departamenti i Zjarrfikësve të Ferrarës, dy nga Rovigo dhe një nga Ravenna.

Zjarri dyshohet se nisi nga kabina e shpërndarjes së energjisë dhe më pas u përhap me shpejtësi në bodrum, duke gjeneruar një re tymi që përfshiu shpejt të gjithë strukturën.

Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, teksa një hetim për zbardhjen e ngjarjes ka nisur.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)