Raportime të shumta nga qyteti i Grodno dhe zona të tjera perëndimore të Bjellorusisë flasin për lëshimin e fletë-thirrjeve ushtarake në numër të madh dhe për burra që “merren direkt nga puna”. Sipas dëshmive të publikuara në rrjetet sociale nga gra të zonës, burrat po dërgohen në ushtri për periudha nga një muaj e gjysmë deri në dy muaj, pa pasur kohë të sistemojnë çështje personale apo familjare.
“Nuk e lanë as të marrë fëmijën nga kopshti”, citohet të ketë thënë një grua me emrin Maria. Sipas të njëjtave burime, edhe baballarë me disa fëmijë po thirren dhe largohen brenda ditës, shpesh pa njoftim paraprak. Familjarët pretendojnë se telefonat e tyre konfiskohen dhe komunikimi ndërpritet, çka ka shkaktuar panik dhe reagime të shumta online.
Shqetësimi rritet për shkak të vendndodhjes gjeografike: bëhet fjalë për rajonin e Grodnos, një zonë strategjike mes Bjellorusisë dhe rajonit rus të Kaliningrad-it. Zyrtarisht, autoritetet bjelloruse e kanë përshkruar situatën si një kontroll të gatishmërisë luftarake dhe si përgjigje ndaj asaj që e quajnë “retorikë agresive të Perëndimit”. Megjithatë, intensiteti i thirrjeve dhe mënyra e zbatimit të tyre kanë ngritur pikëpyetje dhe pasiguri mes popullsisë.
Foto nga web
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Videot që bënë xhiron e rrjeteve sociale tregojnë skena paniku brenda kabinës së avionit Airbus A320, me pasagjerë që qajnë, luten dhe ngjiten pas vendeve të tyre nga frika.
Ndërhyrjet janë përqendruar në zona me rëndësi turistike si në Llogara, Filikur dhe Qeparo, me synimin për lirimin e hapësirave dhe frenimin e ndërtimeve të paligjshme përgjatë vijës bregdetare.
Një vatër e madhe zjarri ka shkaktuar alarm këtë të premte në zonën turistike të Ranës së Hedhur në Shëngjin, ku flakët kanë përfshirë një pjesë të masivit me pisha dhe janë afruar pranë bizneseve që operojnë në këtë zonë të frekuentuar nga pushuesit.
Një ekspeditë alpinizmi nga Letonia është përfshirë nga një tragjedi në Alaskë, ku tre alpinistë humbën jetën pas një rënieje pranë një prej zonave më të rrezikshme të malit Mekinli.
Ish-komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike pretendoi, përmes një postimi në platformën X, se Trump po "tradhton diplomacinë për herë të tretë".
Thellë nën Paqësorin Jugor, shkencëtarët kanë konfirmuar ekzistencën e një mase të madhe toke që ka qenë objekt debati për dekada. Nuk është një ishull apo fragmente të shpërndara shkëmbinjsh, por një strukturë gjeologjike e vazhdueshme me identitetin e vet, e quajtur Zealandia.
Në disa pjesë të Evropës, temperatura ka arritur në 10 deri në 15 gradë Celsius mbi mesataren për këtë kohë të vitit, ndërsa java që u mbyll e futi kontinentin në... furrë.
Udhëheqësi bjellorus e sheh Macronin si udhëheqësin e duhur t dialogut me Rusinë dhe rrëfen bisedën që pati me presidentin francez, duke përjashtuar si opsion kryeministren italiane Giorgia Meloni.
Pavarësisht sinjaleve për përparim në negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit ende duket larg finalizimit.
Geran-2 fluturon relativisht ngadalë, rreth 180 kilometra në orë, por arrin një distancë deri në 2,000 kilometra duke mbajtur rreth 50 kilogramë eksplozivë. Ai kushton midis 25,000 dhe 40,000 euro, një pjesë e kostos së një rakete me vlerë miliona.
Duke folur në forumin ndërkombëtar të sigurisë "Shangri-La Dialogue" në Singapor, shefi i Pentagonit theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë rezerva të konsiderueshme ushtarake dhe aftësitë e nevojshme për t'iu përgjigjur çdo zhvillimi.
Bastisja e policisë në selinë e socialistëve, çështja serioze Zapatero, rastet që përfshijnë bashkëpunëtorë të ngushtë dhe të afërm të kryeministrit dhe presioni për zgjedhje të parakohshme kërcënojnë kryeministrin spanjoll.
Komente (0)