Qeveria e Zvicrës ka vendosur të japë një kontribut solidariteti prej 54.700 euro, për çdo familje të viktimave dhe të të plagosurve nga zjarri tragjik në natën e Vitit të Ri në lokalin Constellation në Crans-Montana.
Ky vendim vjen rreth dy muaj pas ngjarjes që shkaktoi 41 viktima dhe plagosi 115 persona, dhe ka si qëllim të mbështesë familjarët në mënyrë të shpejtë, pa komplikuar procedurat administrative, dhe të lehtësojë vështirësitë financiare që ata po përballojnë.
Kjo ndihmë shtohet mbi 10 mijë frangat që kishte vendosur më parë Kantoni i Valaisit për çdo viktimë.
Përveç ndihmës financiare, qeveria ka propozuar krijimin e një “tryeze të rrumbullakët” ku do të marrin pjesë të lënduarit nga zjarri dhe familjarët e viktima, kompanitë e sigurimeve, autoritetet dhe palët e tjera të përfshira, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve jashtë gjykatës për të shmangur procedura të gjata dhe të pasigurta.
Ligji i ri federal parashikon gjithashtu që Këshilli Federal mund të kontribuojë deri në 20 milionë franga për marrëveshje të tilla.
Presidenti Guy Parmelin, gjatë një konference për shtyp, u shpreh se qeveria ndan me familjet e viktimave nevojën për të vërtetën dhe drejtësinë dhe se gjithashtu ata duan të kuptojnë çfarë ndodhi, pse dhe si mund të ishte shmangur kjo tragjedi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)