Një sulm ushtarak amerikan ndaj Iranit mund të ndodhë brenda 24 orëve të ardhshme, tha një zyrtar evropian për Reuters, në një kohë kur tensionet janë në rritje në Lindjen e Mesme.
Një zyrtar izraelit tha se Trump duket se ka marrë vendimin për të ndërhyrë, megjithëse fushëveprimi dhe koha e sulmit nuk janë ende të qarta.
Shtetet e Bashkuara kanë filluar procesin e largimit të qindra trupave nga Baza Ajrore Al Udeid në Katar, baza ajrore më e madhe amerikane në Lindjen e Mesme, në përgatitje për një operacion të mundshëm ushtarak që Donald Trump mund të urdhërojë kundër Iranit.
Reuters raportoi gjithashtu se personeli amerikan dhe britanik po largohej nga baza të tjera në Lindjen e Mesme, pa specifikuar se cilat.
Sakaq nga Teherani thonë se Irani është gati ti përgjigjet "me vendosmëri" çdo sulmi nga Shtetet e Bashkuara ose Izraeli. Udhëheqësi i Gardës Revolucionare paraljmëroi sot këtë qëndrim duke akuzuar këto vende armiqësore se qëndrojnë pas lëvizjes së dyshimtë që po trondit Republikën Islamike.
Pala iraniane po ashtu po përshkallëzon retorikën e saj kundër Donald Trump. Sipas AFP-së, televizioni shtetëror i Iranit transmetoi një mesazh kërcënues se "këtë herë nuk do ta humbasë objektivin".
Kjo ishte një referencë e qartë për atentatin ndaj Trump në korrik 2024, kur një plumb goditi atë në vesh gjatë një fjalimi të fushatës. Mesazhi shoqërohej nga një foto e shkëputur nga ai fjalim.
Ky është kërcënimi më i drejtpërdrejtë i Teheranit ndaj Trumpit deri më sot, pas kërcënimeve të tij të përsëritura se SHBA-të do të sulmonin vendin nëse ai do të vazhdonte shtypjen e dhunshme ndaj protestuesve antiqeveritarë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)