Irani i shpall organizata terroriste të gjitha ushtritë evropiane

Irani ka vendosur t'i shpallë të gjitha ushtritë europiane si organizata terroriste, pak pas vendimit të Bashkimit Europian për të bërë diçka të ngjashme për Gardën Revolucionare.

Burimi: Reuters

01.02.2026. 08:37

Irani i shpall organizata terroriste të gjitha ushtritë evropiane

Kryetari i parlamentit iranian njoftoi hakmarrje për masat kundër Gardës Revolucionare - Ai dhe anëtarët e parlamentit veshën uniforma ushtarake në shenjë proteste kundër vendimeve evropiane.

Në kulmin e tensioneve me Perëndimin, Irani i ka shpallur të gjitha ushtritë evropiane si "organizata terroriste".

Vendimin e njoftoi Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bayer Ghalibaf, vetëm pak ditë pas vendimit të Bashkimit Evropian për të shpallur Gardën Revolucionare si një "organizatë terroriste".

“Sipas Nenit 7 të ligjit mbi kundërmasat në lidhje me përcaktimin e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike si një organizatë terroriste, ushtritë e vendeve evropiane konsiderohen organizata terroriste”, tha Ghalibaf para parlamentit.

Ai e njoftoi vendimin duke u shfaqur i veshur, ashtu si ligjvënësit, me një uniformë të IRGC-së në një shfaqje solidariteti. Por vlen të theksohet se pasojat e menjëhershme të vendimit nuk janë ende të qarta.

Ndërkohë, në aksin tjetër, atë të raporteve me SHBA-të, Irani ka kërkuar që Donal Trump të ndalojë kërcënimet ushtarake. Ministri i jashtëm i vendit thekson se Teherani kërkon marrëveshje me Uashingtonin, por nënvizon se nuk do të pranojë imponime.

“Qëndrimi ynë është i qartë. Ne jemi të përgatitur për një diplomaci të drejtë dhe të balancuar, siç tha Presidenti Trump, për një marrëveshje të drejtë dhe të barabartë. Nëse është kështu, ne jemi të përgatitur për këtë. Por kjo kërkon që të dyja palët të pranojnë se negociata është ndryshe nga diktimi dhe se askush nuk mund ta përcaktojë rezultatin e negociatave para se ato të kenë filluar. Dhe sigurisht, Shtetet e Bashkuara duhet të ndalojnë kërcënimet”, tha Abbas Araghchi.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)