Vendet arabe bashkohen kundër Iranit: Ndërprit sulmet, nuk ka më asnjë justifikim

Në deklaratë, ata dënojnë sulmet e qëllimshme të Iranit, të cilat, sipas tyre, kanë synuar zonat e banimit, infrastrukturën civile dhe objektet diplomatike.

Burimi: BBC

19.03.2026. 07:55

Vendet arabe bashkohen kundër Iranit: Ndërprit sulmet, nuk ka më asnjë justifikim

Vendet arabe kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët në përgjigje të sulmeve të Iranit, pas një takimi të ministrave të punëve të jashtme në Riad.

Përfaqësuesit nga Bahreini, Kuvajti, Libani, Katari, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vende të tjera në rajon, ishin të pranishëm në këtë takim.

Në deklaratë, ata dënojnë sulmet e qëllimshme të Iranit, të cilat, sipas tyre, kanë synuar zonat e banimit, infrastrukturën civile dhe objektet diplomatike.

“Këto nuk mund të justifikohen me asnjë pretekst, shkruhet mes të tjerash në deklaratë.

Ministrat e Jashtëm theksojnë të drejtën e tyre për vetëmbrojtje në përputhje me Nenin 51 të OKB-së.

Mes të tjerash deklarata i bën thirrje Iranit që të ndërpresë menjëherë sulmet e tij dhe të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe parimet e fqinjësisë së mirë, si dhe të përmbahet nga "masat ose kërcënimet" që synojnë mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.

Ata gjithashtu dënojnë agresionin e Izraelit kundër Libanit dhe atë që e quajnë politikë ekspansioniste në rajon.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)