Pas Katarit, Irani godet dhe rafinerinë e naftës në Kuvajt

Irani ka goditur me dronë një rafineri nafte në Kuvajt duke shkaktuar një zjarr që pas disa orësh u vendos në kontroll.

Burimi: BBC

19.03.2026. 09:37

Pas Katarit, Irani godet dhe rafinerinë e naftës në Kuvajt

Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer mëngjesin e së enjte në një rafineri nafte në Kuvajt, pasi ajo u shënjestrua nga një sulm iranian me dron.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Kuvajtit, Korporata e Naftës së Kuvajtit thotë se nuk ka pasur të lënduar në rafinerinë Mina Al-Ahmadi dhe se "zjarri i kufizuar" është vënë nën kontroll.

Ky është një sulm tjetër ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e rajonit, pas goditjes së fushës më të madhe të gazit në botë që ndodhet në Katar.

Irani tashmë nuk do t’ia dijë as për kërcënimet që më herët presidenti amerikan, Donald Trump lëshoi se do të ketë një kundërpërgjigje për këto sulme.

Më herët gjatë ditës, vendet arabe dolën me një deklaratë të përbashkët ku dënuan sulmet e Iranit, të cilat, sipas tyre, kanë synuar zonat e banimit, infrastrukturën civile dhe objektet diplomatike.

“Këto nuk mund të justifikohen me asnjë pretekst, shkruhej mes të tjerash në deklaratë.

Ministrat e Jashtëm arabë theksuan të drejtën e tyre për vetëmbrojtje në përputhje me Nenin 51 të OKB-së.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)